FK.KUKESI

MIRSEVINI

Arkiv

 

 

Kategoria e pare — 29 Dhjetor, 2011 10:32 am

Kukësi nuk është rastësi, bie Lushnja

KUKËSI-LUSHNJA  3-1
GOLAT: Malo 6’, Jevdjeviç 46’, Malo 69’/ Canka 60’
KUKËSI: Koci, Rënxa, Lila, Prençi, Rexhepi, Thana, Mziu (E.Kola 87’), Jevdjeviç, Pashaj (M.Kola 75’), Ivanaj, Malo (Halili 80’). Trajner: Sh.Berberi
LUSHNJA: Bejte, Mërtiri (Allkanjari 76’), E.Sula, Rr.Sulo, Hasalla, R.Sula (Përnezha 21’), Bizhyti, Topi, Ruço, Canka, Metushi (Gjyla 21’). Trajner: S.Malko
GJYQTARË: K.Meta, E.Barushi, D.Agaraj
KARTONË TË VERDHË: Bizhyti 30’, Rënxa 25’, Pashaj 52’, Mziu 60’, Lila 83’, Rënxa 90’, Përnezha 91’
KARTON I KUQ: Rënxa 90’

Kukësi shpartallon rivalen më të afërt, Lushnjën dhe ringjitet sërish në vendin e dytë. Ekipi i Berberit, në një mot dhe terren të shkëlqyer, ka lënë të kënaqur mbi 5500 tifozë dhe presidencën duke vijuar rekordin e fitoreve në fushën e vet pa asnjë humbje dhe pa asnjë barazim, vetëm me një gol të shënuar. Profecia e paralajmëruar e Malos në “Panorama Sport” për të shënuar, është realizuar me dy gola. Sulmuesi ende nuk e kishte provuar shijen e golit, ndërkohë që të tjera rekorde janë thyer. Kështu, Lushnja ka humbur pas tetë fitoreve radhazi dhe portieri lushnjar, Bejte, pëson gol pas 450 minutash. Sulmuesi Canka është ngjitur në kuotën e 10 golave, kur më parë kishte deklaruar se do t’i falte të nëntë për një gol në Kukës, por vetëm një gol i shënuar nuk ka mjaftuar. Për Kukësin ka qenë mbyllja më e mirë e mundshme si nënkampione, duke llogaritur një ndeshje të pazhvilluar, dhe kjo mbyllje s’kishte si të ndodhte ndryshe, përveçse me një mbrëmje të gëzueshme me plot surpriza dhe shpërblime.
Ndeshja Fillimi është i vrullshëm për vendësit, të cilët gjejnë rrugën e rrjetës që në minutën e gjashtë me anë të Malos, i cili që nga nisja e kampionatit, megjithëse e kishte kërkuar me ngulm, nuk e kishte provuar shijen e golit. Në një aksion individual, ai i rrëmben topin kundërshtarëve në mesfushë dhe përparon deri në zonë, duke goditur në të majtë të portës së Bejtes dhe duke shënuar golin e parë. Minutat në vijim flasin për një tentativë epërsie nga Lushnja, por pa rezultat. Sulmet e lushnjarëve thyhen lehtësisht nga mbrojtësit vendës me në krye Prençin. Më pas, janë kuksianët që nuk reshtin në aksionet e tyre për të gjetur golin e dytë. Nëntë herë anësori ka nxjerrë në pozicion jashtë loje Ivanajn. Te lojtarët vendës në gjysmën e pjesës së parë u vu re një tendencë për të spastruar zonën dhe larguar topat pa adresë, gjë që është kritikuar nga trajneri Berberi. Pjesa e dytë nis me një sulm tepër agresiv të kuksianëve. Është mesfushori Mziu që godet me kokë, topi grushtohet nga portieri Bejte dhe shkon te mesfushori Jevdjeviç. Serbi duke parë daljen e pallogaritur, e godet atë me një parabolë nga 30 metra, duke shënuar një eurogol. Ky gol u dha më shumë krahë kuksianëve. Lushnjarët do të konkretizojnë mundin e tyre vetëm në minutën e 60-të, kur Canka shënon me kokë. Zgjidhja vjen sërish nga Malo për Kukësin, i cili godet nga rreth 35 metra dhe shënon golin e tretë, 3-1. Fundi i lojës rezervon kartonin e dytë të verdhë për Rënxën e Kukësit, që lë fushën e lojës.

Berberi: E kthyem ndeshjen në festë
Trajneri i Kukësit, Shahin Berberi, ka përjetuar dje një prej sfidave më emocionuese. Skuadra e tij ka vazhduar serinë e fitoreve duke mundur edhe një kundërshtar të fortë si Lushnja, që pretendon ngjitjen në Kategorinë Superiore. “Problemi nuk është vetëm tek kënaqësia e fitores. Kjo fitore vjen me një zhgënjim të vogël se pretendonim që të qëndronim i vetmi ekip pa pësuar gol në fushën tonë. Por, unë falënderoj djemtë që bënë këtë lojë me temp të lartë për 90 minuta. Ata treguan se kanë grintë dhe dëshirë për fitore, për të vijuar drejt rrugës së vetme që kemi, ngj itjen në Superiore. Tashmë këtë vit e mbyllëm në mënyrën më të mirë të mundshme dhe tani të fokusohemi te faza e dytë që do të nisë në shkurt. Kemi kohën e mjaftueshme për të korrigjuar ato gjëra që nuk shkuan siç duhet në fazën e parë. Besoj se i kemi të gjitha mundësitë”.

Malko: E uroj Kukësin për këtë fitore
Më në fund është thyer pas tetë fitoresh radhazi. Lushnja dhe trajneri i saj Saimir Malko nuk kanë mundur ta vazhdojnë rekordin e fitoreve edhe vitin e ardhshëm. Verdhejeshilët janë mundur dje 3-1 nga Kukësi dhe trajneri Malko ka përjetuar sfidën më të keqe të tij që kur është ulur në stolin lushnjar. Në 10 ndeshje që ka drejtuar skuadrën, Malko ka arritur tetë fitore dhe ka pësuar dy humbje. Në fund të sfidës, tekniku i verdhejeshilëve është shprehur: “Uroj Kukësin për trepikëshin e marrë. Nuk kam se çfarë të them më shumë. Ata e merituan fitoren dhe zhvilluan një lojë më të mirë se ne. Do të kishim dashur ta mbyllnim këtë vit me një tjetër rezultat, por nuk ndodhi ashtu. Tashmë të mendojmë për fazën e dytë që do të nisë në shkurt”, u shpreh në prononcimin e tij trajneri i Lushnjës, Saimir Malko. Lushnjarët synojnë ngjitjen në Superiore në fund të këtij sezoni.

Sulmuesi, dopietë dhe festë me skuadrën
Sulmuesi i Kukësit, Malo, provoi dje për herë të parë shijen e golit me skuadrën e tij këtë sezon. Malo realizoi dopietë, duke qenë një prej futbollistëve më të mirë në fushë në sfidën ndaj Lushnjës. Në fund të takimit, sulmuesi, së bashku me shokët e skuadrës kanë festuar duke kënduar këngën e njohur që kërcehet nga futbollistët “Ai se tu pe gu”. Malo ka qenë gjithmonë pjesë e formacionit të skuadrës këtë sezon, por nuk kishte arritur të shënonte asnjë gol. Nga ana tjetër, Kreshnik Ivanaj është ai që ka shënuar nëntë gola këtë sezon dhe renditet në vendin e dytë për sa i përket golashënuesve në Kategorinë e Parë.

TIFOZËT Ndeshjen e djeshme ndërmjet Kukësit dhe Lushnjës e kanë ndjekur më shumë se 5500 tifozë, të cilët kanë mbështetur gjatë gjithë ndeshjes skuadrën e tyre të zemrës. Tifozëria e zjarrtë kuksiane është një faktor plus për skuadrën në ndeshjet që zhvillon në fushën e vet. Në fund të sfidës, të gjithë tifozët e Kukësit kanë festuar me skuadrën.Kukësi thyen Lushnjën e rekordeve, ngjitet i dyti


Nga Bashkim SHALA

Kuksianët mposhtin lushnjarët me 2 gola të Malos dhe 1 të Jevdeviçit. Ekipi verior pëson golin e parë në shtëpi nga Canka

Kukësi – Lushnja    3-1

Shënues: Malo 6’, 69’, Jevdeviç 46’ / Canka 60’

Kukësi: Koçi, Premçi, Pashaj (M.Kola 75’), Renxa, Thana, Rexhepi, Lila, Jevdeviç, Ivanaj, Malo (Halilaj 80’), Mziu (E.Kola 88’).

Trainer: Sh.Berberi.

Lushnja: Bejte, Mërtiri (Allkanjari 70’), Hasalla, E.Sula, Sulo, Topi, Byzhyti, R.Sula (Përzhezha 19’), Metushi (Gjyla 18’), Canka, Ruço. Trajner: S.Malko.

Gjyqtarë: K.Meta, E.Barushi, D.Agaraj (Tiranë)

Karton i verdhë: Renxa, Pashaj, Lila, Byzhyti, Përzhezha

Karton i kuq: Renxa

Kukësi arrin objektivin, duke zënë vendin e dytë në fazën e parë pas fitores 3-1 me Lushnjën rivale në kryendeshjen e javës së 15-të. Ndërkohë, sulmuesit  Malo i është prishuar “magjia”, pasi ka shënuar dy herë. Vendasit e kanë gjetur golin që në fillim të ndeshjes, ku sulmuesi Malo, i pambuluar nga mbrojtja lushnjare, ka rrëmbyer një top dhe ka shkuar drejt portës së Bejtes, të cilin e ka mposhtur me një gjuajtje në pozicion të prirët rrafsh me token.

Goli ka çuar peshë rreth 4 mijë tifozë, që kishin ardhur për të ndjekur këtë ndeshje. Vetëm 2 minuta më pas, Malo ka gjuajtur jashtë katërkëndëshit të portës së Bejtes. Pas pësimit të golit skuadra lushjnare ka organizuar disa sulme, por pa e rrezikuar portën e Kukësit. Në minutën e 20-të, njëri prej sulmuesve lushnjarë ka vënë në provë portierin Koçi, i cili ka grushtuar dhe ka larguar rrezikun.

Dy minuta më vonë, përsëri lushnjarët kanë rrezikuar me anë të Ruços, por topi i gjuajtur prej tij ka përfunduar jashtë. Në minutën e 40-të Ruço ka shpërdoruar një top të ardhur në zonë, pas një goditjeje këndi, duke gjuajtur përsëri jashtë portës së Kocit.

Në të 44-ën vendësit rrezikojnë, por Pashaj nuk ka mundur të shtyjë një top për në rrjetë, ka ndërhyrë më pas Malo, por ka grushtuar portieri Bejte. Rastin më të pastër për të dyfishuar rezultatin e ka pasur Malo në fund të pjesës së pare, kur ka shmangur edhe portierin Bejte dhe ka gjuajtur ngjitur me shtyllën pingule me portë të boshatisur.

Pjesa e dytë ka filluar me gol për kuksianët. Sapo topi është shkelmuar nga qendra, vendësit kanë sulmuar në drejtim të portës lushnjare, Mziu ka gjuajtur me kokë dhe topi është grushtuar nga portieri Bejte, por aty është gjendur Jevdeviç, i cili ka gjuajtur në formë parabëe nga 25 metra, duke e dërguar në rrjetë. Vetëm një minutë më pas Malo ka gjuajtur jashtë, pas një manovrimi me top brenda zonës lushnjare.

Një rast të pastër për ta trefishuar rezultatin ka humbur Mziu në të 53-ën. I vetëm me portierin mik, ai nuk ka mundur të shënojë, pasi topi ka përfunduar ngjitur me shtyllën pingule. Në minurtën e 60-të Lushnja ka hapur ndeshjen. Sulmuesi  Canka me zgjuarësi e ka dërguar topin në rrjetë, pas një ndërhyrjeje me kokë brenda zones. Ky është goli i parë që Kukësi pëson në fushën e tij.

Lushnja për pak sa nuk ka barazuar me Ruçon 2 minuta më pas, por topi i gjuajtur prej tij është grushtuar me mjeshtëri nga  Koçi. Kuksianët, të pasigurt për fitoren, nuk i kanë ndalur sulmet dhe në të 69-ën Malo ka trefishuar rezultatin, Ai ka shfrytëzuar me mjaft zgjuarësi një dalje të portierit Bejte dhe në një distancë prej rreth 25 metrash, e ka dërguar topin në rrjetë.

Më pas lushnjarët janë vënë në kërkim të golit, por Përzhezha, Canka dhe Byzhyti nuk kanë mundur ta shkurtojnë distancën e golave falë ndërhyrjeve të sigurta të portierit Koçi.  Kështu, takimi ka përfunduar me fitoren e Kukësit 3-1.

 

Trajnerët

Shahin Berberi, trajner i Kukësit: ”Nuk e fshehim kënaqësinë e fitores, por kemi një zhgënjim të vogël, pasi pretendomin të ishim ekipi i vetëm pa pësuar gol në fushën tonë. I falënderoj djemtë që luajtën me ritëm gjatë 90 minutave. Ata treguan se kanë grintë dhe dëshirë për fitore për të vijuar drejt objektivit të vetëm që kemi për në superligë.”

Saimir Malko, trajner i Lushnjës: “E uroj ekipin e Kukësit për këtë tripikësh.”

Geci: Kukësi, në superligë sezonin e ardhshëm


Nga Bashkim SHALA

Presidenti i ekipit kuksian, Ramë Geci, shpallet “Personalitet i Vitit” nga bashkia e këtij qyteti

Presidenti i Kukësit, z.Ramë Geci, është shpallur “Personaliteti i Vitit” nga bashkia e qytetit. Bashkia e Kukësit ka shpallur dje 10 personalitetet për vititn 2011, në mes të të cilëve ka qenë edhe  Ramë Geci. Presidenti i ekipit  të futbollit është votuar nga qytetarët kuksianë për kontributin e dhënë gjatë këtij viti, kur Kukësi, edhe pse debutues në kategorinë e parë, është një ndër pretendentët kryesorë për ngjitjen në superligë.

Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve, përveç autoriteteve vendore, kishin ardhur edhe futbollistët e ekipit e  stafi drejtues. Presidenti Ramë Geci, gjatë marrjes së çmimit, falënderoi votuesit kuksianë, që e shpallën “Personalitetin e Vitit” në fushën e sportit. Me këtë rast, ai ka ripërsëritur premtimin se Kukësi sezonin e ardhshëm do të jetë në superligë.

Ekipi kuksian debuton këtë sezon në kategorinë e parë, bashkë me Himarën, Ilirinë, Skraparin dhe Butrintin, por ndryshe nga ata, është në 4-shen pretenduese për në elitën e futbollit shqiptar, bashkë me emra të njohur si Luftëtari, Lushnja dhe Besëlidhja. Krahas kontributit të futbollistëve dhe stafit teknik, një ndihmë të madhe në rezultatet e ekipit ka dhënë edhe presidenca kolegjiale, e drejtuar nga Ramë Geci. Biznesmeni I njohur është zgjedhur presidenti i “sh.a.

Sport Klub “Kukësit” më 21 gusht të këtij viti. Ai ka qenë pjesëtar i Përparimit të Kukësit për të rinj para 30 vjetesh. Ndihmës të presidentit Geci janë kuksiani Safet Gjici dhe Flamur Hoxha. Të tre këta drejtues zotërojnë 60% të aksioneve të klubit, ndërsa bashkia ka 40% të aksioneve. Ardhja e Gecit në krye të Kukësit është pritur me entuziazëm nga futbollistët dhe stafi drejtues, por edhe nga sportdashësit vendës.

Nga Bashkim SHALA

Trajneri Berberi e konsideron thjesht ndeshje të radhës, ndërsa lezhjani Pjetrushi parashikon fitore me gol të Ivanajt

Kukësi, rivali më i afërt i Besëlidhjes, e pret me mjaft optimizëm e shpresë ndeshjen me lezhjanët. Futbollistët kuksianë kanë shumë besim për suksesin e radhës dhe u thonë lezhjanëve ta harrojnë “arratisjen”, pasi duhet kaluar “kloni”, që është në Kukës. Pas fitores me Skraparin në transfertë, Kukësi po përgatitet për ndeshjen më të rëndësishme para tifozëve të tij, atë me Besëlidhjen rivale. Kontigjenti prej 22 futbollistësh e ka nisur punën në Tiranë, ndërkohë që të mërkurën është grumbulluar në Kukës.

Trajneri Berberi Trajneri Shahin Berberi thekson për “Sportin shqiptar” se Besëlidhja ëshyë thjesht një ndeshje e radhës: ”Betejat tona kanë filluar që në fazën përgatitore. Nuk merremi me Besëlidhjen. Ne kemi punën  tone dhe lezhjanët i konsiderojmë si çdo ekip tjetër. E kam deklaruar gjithmonë se në asnjë moment nuk duhet të vetëkënaqemi,” – deklaron kreu i stolit kuksian, i cili, duke folur më tej për rivalët, thekson:

“Rivalët tanë i kanë fituar ndeshjet brenda me 4-5 penallti, ndërsa Kukësi ka fituar deri tani vetëm një të tillë në fushë kundërshtare. Megjithatë, secili meriton vendin që ka. Cilësia e skuadrës sonë është ngritur nga dita në ditë. Kukësi zhvillon lojë kolektive, pavarësisht se golat po i shënon Ivanaj.”

Pjetrushi Për ndeshjen me Besëlidhjen flet edhe lezhjani Klaudio Pjetrushi, i cili po stërvitet me ekipin kuksian, në pritje të federimit në janar, pas aventurës italiane. ”Kukësi fiton me Besëlidhjen, me gol të shënuar nga Kreshnik Ivanaj,” – parashikon futbollisti lezhjan, Pjetrushi.

  

Luftëtari bie në Gramsh, afrohen Besëlidhja dhe Kukësi


Pas një serie të gjatë pozitive në javën e 11-të vjen momenti që gjirokastritët të bëjnë një ndalesë. Luftëtari është mundur 1-0 në Gramsh, ku miqtë kanë pasur kontestime për gjykimin dhe e shikojnë si shkaktarin e humbjes. Besëlidhja dhe Kukësi kanë përfituar nga ndalesa e gjirokastritëve, duke u afruar me kreun. Besëlidhja ka fituar 1-0 në transfertën e Ersekës dhe tani ndodhen 2 pikë larg Luftëtarit të vendit të parë. Kukësi nuk e ka pasur të vështirë që të fitojë, ku në fushën e tij ka mposhtur 2-0 Himarën. Transfertat vijojnë të mbeten tabu për Elbasanin, pasi edhe këtë radhë është mundur, pikërisht 2-0 nga Burreli. Besa falë eksperiencës së Paulin Dhëmbit arrin të fund të takimit të marrë një tripikësh shprese me Butrintin.Adaka regjistruar fitoren më të thellë të javës, ku në fushën e saj ka fituar 4-0 me Skraparin. Mamurrasi ka fituar 2-0 ndaj Vlorës, por këtu vlen të përmendet autori i golit të parë, që mban firmën e presidentit dhe kapitenit Ded Ndreca.  Pas mbarimit të dënimit 49-vjeçari Dedë Ndreca i rikthehet sërish futbolli të luajtur dhe shënon që në ndeshjen e parë.

 

Skrapari, sfidë përcaktuese për Kukësin


Trajneri Shahin Berberi dhe lojtarët janë me “këmbë në tokë” dhe e kanë të qartë se deri tani kanë bërë vetëm detyrën 

Trajneri i Kukësit, Shahin Berberi, ashtu si dhe lojtarët që ai stërvit, janë optimistë se do të jenë rezultativë edhe në transfertën me Skraparin. Ata synojnë të marrin 3 pikët, që në këtë moment do të ishin shumë të rëndësishme në lidhje me objektivin e sezonit.

Kukësi, që ka bërë një paraqitje dinjitoze në 11 javët e deritanishme, duke fituar edhe në transfertë, pretendon të ruajë pozicionin aktual ne tabelë, pse jo dhe për ta përmirësuar atë. Stafi teknik dhe lojtarët janë përgatitur për të përballuar me sukses një tjetër “betejë”, atë në Skrapar, që për ta konsiderohet përcaktuese.

Trajneri Shahin Berberi, në prag të kësaj ndeshjeje është shprehur me shumë besim se ekipi i tij do të kthehet duarplot, edhe pse luan një nga transfertat më të vështira. “Ekipi është në gjendje ta fitojë këtë ndeshje, rezultati i së cilës ka rëndësi të veçantë për Kukësin,” – ka theksuar trajneri Berberi, i cili nuk dëshiron t’i vërë nën presion lojtarët e tij.

Pas Skraparit, Kukësi do të presë në fushën e tij Besëlidhjen, një rival i drejtpërdrejtë për superligën. Lojtarët e Kukësit gëzojnë një formë shumë të mirë dhe kërkojnë të marrin pikët maksimale në javët e mbetura të fazës së parë. Duke u nisur edhe nga pritja që kuksianët u kanë bërë skraparlinjve sezonin e fundit, kur të dy ekipet luanin në kategorinë e dytë, besojnë se sfida do të jetë korrekte.

Mbështetja Kukësi është një nga ekipet me mbështetje më të fuqishme financiare në kategorinë e parë, ndaj dhe rezultatet nuk kanë munguar. Presidenti Ram Geci, zv/presidenti Safet Gjici, kryebashkiaku Hasan Halilaj, si dhe donatorët e tjerë, po bëjnë maksimumin, që Kukësi të përfaqësohet për herë të parë në superligë.

Mjaft pozitiv është fakti që ata i kanë kushtuar rëndësinë e duhur edhe infrastrukturës, që është vërtet model në kategorinë e parë. Përveç korrektësisë në dhënien e rrogave, lojtarët e Kukësit kanë shpërblime për fitoret brenda dhe ato në transfertë. Gjithashtu, për ndeshjet jashtë donatorët dhe bashkia vënë në dispozicion të tifozëve mjete transporti falas. 
Skrapari: Kuksianët i presim si ekipi i madh
   30/11/2011

Në Çorovodë, të gjithë përgatiten që të përjetojnë një takim mjaft interesant ndaj Kukësit, një kundërshtar që mesa duket ka bërë që tek Skrapari ta shikojnë me një sy ndryshe. Skuadra verilindore po bën një kampionat të shkëlqyer dhe futbollistët e Dalipit nuk kanë asnjë arsye ta nënvlerësojnë. Por sidoqoftë do të luajnë në fushën e tyre dhe pavarësisht pozicioneve në tabëlën e klasifikimit, në një farë mënyre janë të favorizuar. Duke i njohur mirë vlerat e skuadrës kundërshtare, ajo që spikat më së shumti, gjatë deklarimeve më të fundit të futbollistëve të Skraparit, ka të bëjë me faktin, se pikërisht ndaj skuadrave të forta dhe cilësore si Kukësi, që tashmë ka edhe statusin e pretendentes për t’u ngjitur në Superiore, vendasit shprehen mirë në fushën e lojës, pasi i parapëlqejnë të tilla përballje, sidomos në fushën e tyre. Mbrojtësi i njohur lushnjar, Hekuran Koreshi, i cili konsiderohet edhe si një nga pikat më të forta të skuadrës së Skraparit thotë me bindje, që Kuksianët do të kenë një transfertë shumë të vështirë në Çorovodës, pavarësisht periudhës së mirë që po kalojnë. “Na impresionon vetëm fakti, se do të luajmë përballë një skuadre, që ka elementë cilësor, gjë që reflekton edhe tek rezultatet që ka arritur. Shpresoj se përballë tyre do të tregojmë në nivelin tonë dhe kjo nuk është vtëm dëshirë, por në të njëjtën kohë kemi shumë nevojë për një fitore, për vetë pozitat ku ndodhemi, në tabelën e klasifikimit, përfundon mbrojtësi Hekuran Koreshi. 

 

 

Berberi: Kemi rastin për ta parakaluar Besëlidhjen


Nga Erion Saliu

Mbrojtësi Besmir Berberi premton spektakël ndaj lezhjanëve dhe vendin e dytë në fund të fazës së parë

Kuksianët mezi po e presin supersfidën e kësaj jave në kategorinë e parë,  atë me Besëlidhjen, që do ta zhvillojnë të shtunën në fushën e tyre. Kjo ndeshje duket se ka rëndësinë më të madhe sa i takon fazës së parë, sepse Kukësi ka rastin t’i parakalojë lezhjanët. Në formacionin e trajnerit Berberi kthehet mbrojtësi Besmir Berberi, i ndëshkuar me karton të kuq në ndeshjen me Ilirinë. Ai është i bindur se Besëlidhja do të dalë e mundur nga Kukësi dhe do t’u lërë kuksianëve vendin e dytë.

Për “Sportin shqiptar” ai ka theksuar: “Më vjen mirë që do të jem gati në një ndeshje shumë të rëndësishme, siç është kjo me Besëlidhjen, që mund të na japë vendin e 2-të. Është një sfidë pretendentësh dhe kam shumë besim se do të japë spektakël për të kënaqur tifozët. Ne luajmë para tifozëve tanë dhe natyrisht që do të kërkojmë vetëm fitoren. Kemi ardhur deri këtu, falë karaketrit që kemi tregur në çdo ndeshje dhe duhet të mos ndalemi. Rivalët nuk kanë asgjë më shumë se ne.

Kukësi ka si objektiv ngjitjen në superligë pa ndeshje shtesë, ndaj duhet të mos i diskutojmë ndeshje që luajmë në fushën tonë. Nuk na ka munguar asgjë nga presidenca, bashkia dhe donatorët, kështu që s’ka arsye që të ndalemi edhe këtë javë. Shpresoj të kemi mbështetjen makismale nga tifozët kuksianë në një përballje kaq të rëndësishme.

Besëlidhja është një skuadër për t’u vlerësuar për traditën dhe për faktin që mban vendin e dytë. Megjithatë, duke parë harmoninë që mbizotëron në ekipin tonë, jam i bindur se do të marrim tri pikët.” Kuksianët vijnë pas fitores së rëndësishme në transfertën e Skraparit dhe janë gati për t’i rrëmbyer Besëlidhjes vendin e dytë.

Ata janë surpriza më e bukur e këtij kampionati.Balla: Kukësi nuk ndalet as në Skrapar


Nga Erion Saliu

Skuadra kuksiane ka tri javë pa humbje dhe kërkon të mos ndalet në transfertën e Skraparit për të qenë pranë kreut

Kukësi i suksesshëm në këto 11 javë të kampionatit gjithmonë e më tepër po forcon pozitat e tij, duke u kuotuar si një kandidat i fortë për superligën dhe jo “flakë kashte”. Pas fitores me Himarën, ku vendosi dygolëshi i Ivanajt, skuadra veriore është përqendruar te puna për transfertën e Skraparit. Kukësi i ka surprizuar të gjithë, duke mbajtur vendin e 3-të. Drejtori teknik i kuksianëve, Sabri Balla, në një prononcim enkas për “Sportin shqiptar”, ka theksuar:

“Nuk e vumë për asnjë moment në diskutim fitoren me Himarën, ku dominuam totalisht, madje rezultati mund të ishte më i thellë. Rëndësi ka që morëm 3 pikët dhe jemi në rrugë të mbarë. Kemi 3 fitore radhazi dhe nuk do të ndalemi edhe në javët në vijim. Pavarësisht se kemi ndeshje të vështira, kualitetet e Kukësit kanë treguar se mund të zgjidhin çdo situatë.

Synojmë pikët e plota edhe në fushën e Skraparit, edhe pse e kemi të qartë se nuk do ta kemi aspak të lehtë. Besoj se do të jetë një ndeshje “fair-play”, nisur edhe nga marrëdhëniet e mira që ne kemi pasur me kundërshtarin e radhës. Shpresojmë shumë që të na mirëpresin dhe në fushë le të fitojë më i miri.

U bëj thirrje tifozëve që të na mbështesin në këtë transfertë, jo vetëm se është nga më të vështirat, por sepse nga ajo varet kalimi ynë në kategorinë e më të mirëve. Me mbështetjen e tyre, jam i bindur se Kukësi do të japë më të mirën,” – tha drejtori teknik i Kukësit, Sabri Balla.

Mungesat Me përjashtim të mbrojtësit me përvojë, Besmir Berberit, i cili është i pezulluar për shkak kartonësh, të gjithë futbollistët janë të gatshëm për në Skrapar. Ky fakt e rrit më shumë optimizmin në stafin kuksian për të kërkuar 3 pikët. Kuksianët nuk i janë ndarë kreut të tabelës që në fillim të kampionatit, duke u renditur në vendin e dytë dhe të tretë.

 

Kuksianët: Në shtëpi nuk kemi kolonë humbjesh e barazimesh


Nga Bashkim SHALA

Drejtuesit dhe futbollistët e respektojnë Himarën, kundërshtarin e radhës, por janë të bindur për fitoren e radhës

Futbollisët kuksianë janë tepër entuziastë, por aspak euforikë për ndeshjen e radhës me Himarën, që do ta luajnë në fushën e tyre. Trajneri Berberi, drejtori teknik Balla, por edhe futbollistët, janë të bindur në fitoren e radhës në Kukës, gjithmonë pa e nënvleftësuar  ekipin tjetër debutues, Himarën. Në dispozicion të trajnerit Berberi për këtë ndeshje janë të gjithë futbollistët, me përjashtim të Renxës, i cili nuk është paraqitur në stërvitje, pasi është në gjendje gripale. Ndërkohë, është rikthyer mbrojtësi Rexhepi, i cili nuk luajti me Vlorën për shkak të kartonëve.

Berberi Traineri Shahin Berberi, pas fitores me Vlorën në transfertë, është munduar të largojë euforinë, edhe pse a ka të vështirë ta fshehë optimizmin për fitoren e radhës. ”Për ndeshjen me Himarën jemi përgatitur seriozisht, pa llogaritur pozicionin e kundërshtarit në klasifikim. Kemi respekt për Himarën, por jemi të detyruar ta mundim, duke e ruajtur të pastër kolonën e humbjeve dhe barazimeve në fushën tonë,” – shprehet trajneri i kuksianëve, Berberi.

Malo Besimin për një fitore të padiskutueshme e shpreh edhe futbollisti Julian Malo, i cili thotë: “Besojmë shumë për fitoren e radhës, por kjo nuk do të thotë se e nënvleftësojmë ekipin e Himarës, që qëndron në vendet e fundit në tabelë. Për këtë jemi përgatitur dhe i gjithë ekipi është i karikuar për 3 pikët e radhës.”

Treguesit Ekipi kuksian, si “armë” të fortë ka repartin e mbrojtjes, duke nisur me portierin Koçi, për të vazhduar me mbrojtësit Premçi, pjesëtar i ekipit Shpresa, Rexhepi dhe Lila. Kukësi dhe Himara janë dy nga ekipet debutuese në kategorinë e parë. Këto dy ekipe janë ndeshur në finalen e kategorisë së dytë, ku Kukësi ka fituar 2-1. Ekipi kuksian mban vendin e 3-të, vetëm 1 pikë pas Besëlidhjes së vendit të dytë. Për këtë arsye kuksianët do të jenë me “kufje në vesh” për të mësuar rezultatin e ndeshjes në Ersekë, pasi shpresojnë për një hap fals të Besëlidhjes.

4 fitore

Kanë kuksianët në fushën e tyre në po kaq ndeshje, duke marrë kështu maksimumin e pikëve.

7 pikë

Kanë marrë veriorët jashtë fushe, me 2 fitore dhe 1 barazim, tregues të kënaqshëm për një ekip debutues në kategorinë e parë 

Bollëk golash në kategorinë e parë, Luftëtari marshon i sigurtë, Kukësi konfirmohet në VlorëVLORA-KUKËSI 1-3

Shënues: Hoxha 32’/ Ivanaj 21’, Jevdeviç 82’,45

E shtunë, 19 nëntor 2011, ora 14:00, në stadiumin “Flamurtari” të Vlorës

Vlora: Hysi, Ahmetaj, Bisha, Azizi, Çaushaj, Dalipaj, D.Hoxha, Idrizi, Zotaj (75’ Kaçani), Shabani, Plepi. Tr. R.Taho

Kukësi: Koçi, B.Berberi (60’ Renxa), Prençi, Lila, Pashaj, Syla (70’ Xhetani), Thana, Jevdeviç, Mziu (85’ Kola), Malo, Ivanaj. Tr. Sh.Berberi.

Gjyqtarë: M.Masha, B.Mesi (Tiranë), E.Prifti (Lushnje)

Kartona të verdhë: /Koçi, B.Berberi, Mëziu, Ivanaj

Golat

21’ Sulmuesi Ivanaj ka marrë një top mbas shpinës së mbrojtjes vlonjate, pasi ka shmangur dhe portierin Hysi ka shënuar lehtësisht golin e parë për Kukësin. Lojtarët e Vlorës kanë protesuar fuqishëm te vijërojtësi, për pozicion jashtë loje. Ky gol ka sjellë dhe sherr në fushë dhe në tribuna.

32’ Goditje dënimi për Vlorën, tek harku i zonës mike. Kapiteni Hoxha ka ekzekutuar në mënyrë perfekte, duke e dërguar topin në rrjetë dhe 1-1.

45’ Mesfushori serb i miqve ka lëshuar një predhë nga distanca, duke gjetur të papërgatitur portierin Hysi, 1-2.

82’ Mbrojtësi Prençi ka nisur një top të gjatë për Ivanaj, që pasi ka vënë përpara një mbrojtje të tërë, vetëm me portierin ka shënuar goli e tretë për miqtë kuksian dhe të dytin për të, 1-3.

Pas ndeshjes:

R.Taho (trajner Vlora): “Skuadra ka zhvilluar një ndeshje të dobët, e cila erdhi duke u shthurur shumë nga ana taktike. Futbollistët e mi nuk luajtën me moralin e duhur, ndoshta këtu ka ndikuar dhe ana ekonomike. Do të kërkojmë të ndryshojmë në ndeshjet e ardhshme”.

Sh.Berberi (trajner Kukësi): “Kemi marrë një fitore me shumë vlerë, pasi të gjithë djemtë janë treguar në lartësinë e kërkuar. Kemi mbyllur pjesën e parë me fitore dhe në të dytën kemi shënuar golin e tretë, por dhe kemi shpërdoruar raste të tjera. Vlora është një skuadrër simpatike, e cila dhe mund të kishte barazuar rezultatin në momente të caktuara, por lojtarët e mi janë treguar shumë të vendosur deri në fund”.

Fitore dhe një lojë shumë burrërore e kuksianëve në ndeshjen e zhvilluar dje në Vlorë. Kanë mjaftuar një gol i Ivanajt dhe dy të serbit Jevdeviç, për ta bërë të pavlefshëm barazimin e përkohshëm të vlonjatëve. Miqtë kanë qenë më të qartë në mesfushë dhe kanë arritur të shënojnë të parët, me anë të Ivanajt, një gol i ardhur nga një pozicion i dyshimtë jashtë loje, gjë që ka sjellë acarimin e situatës nga protestat e vlonjatëve, duke sjellë dhe një sherr në fushë midis lojtarëve por dhe në tribuna midis tifozëve ku janë përfshirë dhe donatorët kuksian, drejtues të pushtetit vendor dhe deputetë, që shoqëronin ekipin mik. Loja ka rifilluar, pasi janë ndëshkuar me karton të verdhë dy futbollistët kuksian. Pjesa e dytë ka nisur e bukur dhe interesante. Vendasit kanë kërkuar të barazojnë, kurse miqtë administrojnë avantazhin dhe sulmojnë rrezikshëm. Rastet për shënim nuk mungojnë tek të dyja skuadrat. Por miqtë nga Kukësi do të gjejnë golin e tretë me anë të zakonshmit Ivanaj, që ka ndëshkuar gabimin e mbrojtjes vendase. Fundi i ndeshjes ka gjetur të gëzuar kuksianët që kanë fituar me meritë dhe që kanë marrë tri pikë me vlerë, ndërsa Vlora me këtë humbje është zhytur në fundin e tabelës së klasifikimit.

 

Drejtori teknik karikon skuadrën para transfertës me vlonjatët dhe beson te marrja e një rezultati pozitiv

Java e 10-të e

gjen Kukësin në transfertën me Vlorën, që nga drejtuesit e ekipit kuksian shihet vendimtare për ecurinë e mëtejshme. Për “Sportin shqiptar”, drejtori teknik, Sabri Balla, shprehet: “Jemi përgatitur jo vetëm fizikisht, por edhe moralisht për ta fituar ndeshjen me Vlorën. Jemi në vend të tretë dhe, nëse duam të ngjitemi në superligë direkt, duhet që të fitojmë edhe në transfertë.

Vlonjatët kanë një skuadër të forte, me lojtarë cilësorë, por ne kemi zhvilluar dy javë përgatitje intensive dhe e dimë forcën reale të Kukësit. E kemi treguar veten edhe jashtë fushe, ku dua të përmend Gramshin, Adën dhe Elbasanin, kështu që nuk ka pse të mos paraqitemi denjësisht edhe në Vlorë. Synojmë fitoren, që do t’ua dedikojmë tifozëve dhe presidencës, që po na qëndrojnë korrektë me mbështje morale dhe financiare. Kukësi është një nga ekipet më të organizuara të kategorisë së pare, me një staf profesionist, duke filluar nga trajneri Berberi dhe ndihmësi i tij Xhetani.”

Prençi Nën urdhrat e trajnerit Shahin Berberi është vënë edhe mbrojtësi 18-vjeçar, Elvis Prençi, i cili ka qenë i grumbulluar me  ekipin Shpresa. Ai luajti titullar në ndeshjet me Rusinë dhe Portugalinë, ndaj dhe ka marrë përgëzimet e stafit drejtues dhe shokëve të ekipit. Elvis Prençi javët e fundit është aktivizuar nga trajneri Shahin Berberi dhe është një nga pikat e forta të mbrojtjes së Kukësit, edhe pse është i ri në moshë.

 

Java e 10-të e kategorisë së parë ka prodhuar bollek golash, një javë që ka shkuar përgjithësisht në funksion të vendasve. Përjashtim bën Kukësi që fiton 3-1 në Vlorë dhe me këtë fitore kuksianët konfirmojnë momentin e mirë, duke qenë të tretët në rënditje. Luftëtari ka shkatërruar 5-1 në fushën e tij Ilirinë dhe me këtë fitore marshon i sigurtë  drejt rikthimit në kategorinë superiore. Besëlidhja nukgabonnë fushën e saj duke mundur Gramshin 2-0. Lushnja nën drejtimin e Saimir Malkos nuk njeh kundërshtar, gjë të cilën e ka bërë edhe ndaj Besës, që e ka mundur 1-0 në “Roza Haxhiu”. Skrapari e ka ndëshkuar tre herë Gramozin dhe shkon në kuotën e 13 pikëve. Butrinti e ka dominuar totalisht sfidën me Burrelin, takim i cili u fitua 4-0 nga sarandiotët. Elbasani bëhet ekip shtëpie, ku pas humbjes në mesjavë në transfertën e Gjirokastrës, në “Ruzhdi Bizhuta” fiton 2-1 me Mamurrasin. Himara dheAdajanë ndarë në barazim. 

 

  Berberi: Kukësi ka shanse edhe për vendin e parë


Nga Erion Saliu

Për kuksianët do të ketë një shpërblim të majmë për fitoren e javës që shkoi në transfertë me Vlorën

Skuadra e Kukësit do të marrë një shpërblim të majmë për fitoren 3-1 të së shtunës në Vlorë. Këtë lajm e konfirmojnë burime pranë stafit teknik të Kukësit, që po bën një kampionat shumë të mirë deri tani, edhe pse debutues. Presidenca dhe donatorët kanë mbetur shumë të kënaqur me paraqitjen e ekipit në atë transfertë të vështirë. Veriorët po bindin edhe jashtë fushë së tyre, duke qenë pretendentë seriozë për ngjitjen historike në superligë.

Deri tani, Kukësi ka fituar në fushën e Vlorës dhe të Gramshit, ndërkohë që ka barazuar në Velipojë. Është një ecuri bindëse e ekipit të drejtuar nga trajneri Shahin Berberi, i cili i ka përgëzuar të tijtë për 3 pikët e marra ndaj Vlorës. Ai ka besim se Kukësi do të vazhdojë të paraqitet denjësisht edhe në javët e mbetura të fazës së parë.

Kuksianët synojnë ngjitjen direkt në superligë, pasi tashmë u është hapur “oreksi”, madje ka edhe nga ata që mendojnë se mund të shpallen edhe kampionë të kategorisë së parë. Për këtë, drejtuesit do të jenë aktivë edhe në merkaton e janarit.

Berberi “Jam i kënaqur pas fitores në një transfertë vendimtare si ajo me Vlorën. E kishim vlerësuar atë ndeshje dhe në fund ia arritëm qëllimit. Të gjithë lojtarët u treguan “heronj” dhe vrapuan gjatë gjithë ndeshjes, duke marrë një fitore, që na jep më shumë besim për të synuar vendin e parë.

Megjithatë, për momentin ne duhet që ta mbajmë mendjen te ndeshja e radhës me Himarën, që duhet vlerësuar dhe ne duhet që të vazhdojmë rrugën e fitoreve. Tifozët tanë na kanë mbështetur, madje këtë gjë e bënë edhe në Vlorë javën që shkoi. Ne, si staf, i falënderojmë dhe i ftojmë që të mbështesin më fuqishëm në të ardhmen,” –  tha mes të tjerash trajneri i kuksianëve, Shahin Berberi.